Osmani: Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë

Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook, ka thënë se dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për diasporën e vendit.
Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani bëri të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës.
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar sot e para e vendit në rrjetet sociale.
Ndryshe, gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani tha se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë. /IndeksOnline/