Osmani e Abdixhiku takohen me Presidentin e Këshillit Evropian
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Osmani ka bërë me dije se këtë takim është diskutuar për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit evropian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes.

