75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 09 Mars 2026 / B XH

Osmani e bindur: Po të propozohesha nga VV-ja si kandidate e vetme, do të rizgjidhesha presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte propozuar atë si kandidate të vetme, atëherë ajo do të rizgjidhej presidente.

Vetëvendosje e kishte propozuar Glauk Konjufcën si kandidat, ndërsa më pas ia kishte premtuar edhe Osmanit 30 nënshkrime për t’u kandiduar, mirpo ajo i refuzoi ato.

Në intervistë për “Syri TV”, Osmani theksoi se ka pasur edhe përkrahjen e deputetëve të opozitës, sidomos të atyre nga LDK-ja.