75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Osmani e dekoron me Urdhrin e Pavarësisë ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë Micheline Calmy-Rey, ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane.

Osmani ka thënë se Calmy-Rey ishte liderja e parë evropiane që ka mbështetur publikisht idenë e pavarësisë së Kosovës, shumë vite para shpalljes së pavarësisë.

“Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë”.

“Ajo ende vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv në politikë dhe mbetet një mike e çmuar e Kosovës dhe e popullit të saj”,ka shkruar Osmani