Osmani e Gjukanoviq flasin për të ardhmen euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qendruar në Slloveni, në kuadër të takimit të Bërdo-Brijunit.
Osmani pati rastin të realizojë takim me homologun e saj malazez Milo Gjukanoviq, me të cilin diskutuan mbi çeshtjet e rajonit.
“Në margjinat e takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni u takova me presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviq. Diskutuam zhvillimet aktuale në Evropë dhe rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë themelore të bashkëpunimit që synon promovimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike” shkroi Osmani në Twitter.
Të njëjtën gjë e pohoi edhe presidenti malazez.
“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit”, shkruajti Gjukanoviq.
Takimet që po bëhen në Sllovei, janë duke u organizuar në kuadër të 10 vjetorit të procesit të përbashkët Slloveni-Kroaci.
Temat që do të diskutohen në këtë takim janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 9 vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor./Indeksonline/