16:26 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Osmani e Hoti takojnë këshilltarin e Merkelit, bisedojnë për dialogun me Serbinë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani bashkë me Avdullah Hotin  janë takuar sot me këshilltarin e kancerales gjermane, Angela Merkel.

Osmani në  një postim në Facebook ka treguar se çka kanë biseduar me të,  duke thënë se Gjermania konfirmoi mbështetjen për Kosovën.

Ja postimi i Osmanit pa ndërhyrje:

Sot takuam Keshilltarin kryesor te Kancelares Merkel per politike te Jashtme, Z.Jan Hecker.

Republika Federale e Gjermanise dhe kabineti i kancelares Merkel rikonfirmoi mbeshtetjen per Kosoven dhe aspiratat tona eurointegruese.

Diskutuam per sfidat e brendshme te Kosoves ne tema te ndryshme si sundimi i ligjit dhe per çeshtje qe lidhen me politiken e jashtme siç eshte dialogu me Serbine.

LDK mbetet partneri me kredibil per procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tone. /Indeksonline/