20:29 / E Hënë, 17 Prill 2023 / LB

Osmani e Konjufca shtrojnë iftar në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kanë pritur sonte në iftar udhëheqësinë e BIK-ut.

Pritja e tyre iu bë siç shkruan Konjufca në Shtëpinë e Popullit në Kuvendin e Kosovës.

”Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.

Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.

Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari!”.