Osmani e Kurti bashkë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të policisë

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë parë teksa futen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve ku do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ata janë bërë bashkë afër NewBorn-it ndërsa përveç tyre në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit./IndeksOnline/