75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Osmani e Kurti nga Reçaku kërkojnë dënimin e kriminelëve

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, që të dytë palët kërkuan dënimin e kriminelëve që bënë masakrën në Reçak, më 1999.

“Sot janë bërë 22 vjet nga njëra prej masakrave më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, maskra e Reçakut është një ndër dëshmitë më autentike për atë që kanë ndodhur. Prandaj nga këtu duhet me zë të lartë ta themi këtë të vërtetë, të kërkojmë drejtësi për të gjithë ata që ishin viktima civile dhe për ata që ranë dëshmorë për lirinë tonë. Nuk është vonë që për këto krime që i ka kryer Serbia të flasim kudo në botë. Serbia ishte ajo që e udhëhoqi gjithë atë luftë gjinocidale dhe duke mos kërkuar akoma falje e duke mos lejuar drejtësinë për këto krime, dëshmon që ende po dominon kjo mendje gjenocidale”, tha presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Ndërsa Kurti tha se viktima janë edhe familjarët e të ndjerëve që vdiqën para 22 vjeteëh, pasi u është mohuar drejtësia.

“Sot bashkë me presidenten në detyrë erdhëm që të bëjmë nderime këtu në Reçak për vjetorin e 22- të të vrasjes së civilëve dhe ushtarëve. E mbaj mend se viti i janarit 1999 ishte shumë më i ftohtë se sot.

Nuk vonoi shumë pas aktit gjinocidal në Reçak dhe avionët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë e Millosheviçit. Me pikëllim dhe dhimbje erdhëm që t’i takojmë edhe familjarët e të vrarëve në Reçak pasi edhe këta janë viktima pasi një drejtësia e mohuar është një drejtësi e vonuar. “Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste, jo vetëm për masakrën e Reçakut, ndaj është detyrë e shtetit tonë dhe e faktorit ndërkombëtar që t’i ndjekim e gjykojmë e t’i dënojmë ata. S’mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa s’ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat e dënim për kriminelët”, ka deklaruar Kurti./IndeksOnline/