75 Mall Live Search
16:55 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / F.R

Osmani e Mustafa në Fushë Kosovë: Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e një lagjeje të Fushë Kosovës së bashku me deputetin Besian Mustafa.

Osmani, përmes një postimi në facebook është shprehur se do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

“Së bashku me deputetin Besian Mustafa, vizituam banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë për t’i dëgjuar nga afër shqetësimet, idetë dhe pritjet e tyre. U pritëm me shumë ngrohtësi dhe falënderime për bashkëbisedimin e hapur.

Takime si këto na kujtojnë se gjithçka e mirë fillon nga dëgjimi dhe bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka shkruar Osmani./IndeksOnline/