75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / H F

Osmani e quajti ‘jorelevant’, reagon Hoti: Mandat pa asnjë kontribut, mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka goditur ashpër deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin derisa e ka quajtur jorelevant.

“Hoti është njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë”, tha ajo, transmeton IndeksOnline.

Menjëherë pas deklaratave të saj ka reaguar vetë Hoti.

“Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.”, ka shkruar Hoti, në reagimin e tij.

“Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.

Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.

Asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga LVV dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo.”, ka shkruar tutje Hoti.

Reagimi i tij i plotë: