Osmani e Zemaj flasin për Raportin për vendin, shprehin shqetësim për ngecjet
Deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj kanë mbajtur një konferencë për të gjeturat e Raportit për vendin 2019.
Osmani duke komentuar atë, ka thënë se çështja e parë që duhet ta nxjerrim nga raporti për vendin e BE-së është që kjo qeveri lëre që nuk ka dëshmuar se orientimin properendimor dhe proevropian të qytetarëve mund ta përkthej në praktikë me vepra të mira, ka dëshmuar se reformat e nevojshme po shkojmë ne një hap tejet të ngadalshëm, raporton Indeksonline.
“Nëse i shikojmë fushat që më së shumti vlerësohen nga BE, shumica janë në fazë tepër të hershme të progresit, pra shihet që nuk janë vënë hapa esencial që do të mund ta përshpejtonin anëtarësimin në BE. Kjo dëshmohet edhe nga dokumentet tjera që janë publikuar nga BE, si raporti për zgjerimin ku Kosova cilësohet si shtet i kapur. Sa i përket sundimit të ligjit, një gjë është e qartë që politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin e prokurorinë mbetet pengesa kryesore që Kosova të shënoj progres në këtë drejtim”, ka theksuar Osmani.
Sipas saj, në raport madje tregohet se ka shpresa shumë të vogla për një gjë të tillë, derisa ka politikë që nuk bën presion mbi këtë sistem.
“Për shkak të dështimeve në botën e brendshme, imazhi i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i keq dhe më i shkatërruar, për shkak të cdakordimit të liderëve. Kjo ka rezoltuar edhe me numrin e njohjeve dhe mosanëtarësimin në organizata të njohura. Edhe pse dialogu shumë shkurtimisht trajtohet në raport, është e qartë se arsyeja që procesi ka dal nga binarët dhe po keqpërdoret nga Serbia e Daçici, është për shkak se ka përfaqësues të shtetit tonë që kanë arrit në kundërshtim me vullnetin e popullit, parlamentit dhe qeveri ta vendosin statusin e Kosovës ë tavolinë duke kontestu kufijtë e vendit”, ka shtuar Osmani.
Ajo ka vlerësuar se në këtë situatë Serbia vazhdon ta shfrytëzoj vullnetin e Kosovës për pjesëmarrje në dialog.
“Zgjidhja është e qartë, në Kosovë duhet ndryshim esencial I elitës politike, nuk mund të presim përmirësim derisa BE konstaton se korrupsioni eshtë i lidhur me nivelet e larta të qeverisë. Liderët janë arsyeja kryesore që ne nuk kemi imazh të mirë në botë. Liderët altual e kanë dëshmuar se miqësia me SHBA dhe evropianët është e rëndësishme për ta vetëm kur u shpëton ata personalisht. E kanë dëshmuar shumë herë në të kaluarën, e po e dëshmojnë edhe ta, e kur është në pyetje interesi i tyre i prishin miqësitë edhe me miqtë”, ka përfunduar ajo.
Ndërsa deputeti Zemaj ka thënë se në raport përmendet në veçanti çështja e numrit të zv/ministrave, që janë shpenzues i madh i buxhetit të Kosovës.
“Gjuha që përdoret tregon se ata nuk besojnë në Kosovë dhe në sundim e ligji, ky është shqetësimi ynë që e shprehëm. Ne kemi fillu hapa konkret dhe më intensiv për rrëzimin e qeverisë, e po shihet edhe me raportin. Neve na duhen 61 vota që kësaj qeverie ti japim fund dhe i ftojmë deputetët e kuvendit që në afatin sa më të shkurtër të sillet mocioni në kuvend dhe të shkojmë në zgjedhje të lira demokratike”, ka thënë Zemaj ndër tjerash. /Indeksonline/