75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Osmani: Epopeja e UÇK-së, testament i përjetshëm…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës.

Duke shpërndarë një fotografi të shtatores së Adem Jasharit, në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se kjo ngjarje është po ashtu dëshmi e sakrificës dhe pathyeshmërisë së popullit tonë.

Sot, nesër dhe pasnesër, shteti manifeston 27-vjetorin e daljes së lavdishme në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë që do të shndërrohej në simbol shprese dhe besimi për të gjithë shqiptarët.