75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 18 Mars 2024 / LB

Osmani: Është i nevojshëm zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, Serbia s’ka zbatuar më shumë se gjysmën e marrëveshjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideron si të nevojshëm zbatimin e marrëveshjes së arritur para një viti në Bruksel. E para shtetit ka thënë se Serbia është fajtore për mos zbatim të marrëveshjes dhe se ajo ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje.

Ajo ka thënë se edhe ajo si presidente ka qenë kundër planit të më hershem të propozuar nga ndërmjetësit, pasi në atë plan ka paraparë që shumica e përfitime që i ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijë krejt në fund.

“Mendoj që mjafton që të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në terren për të ardhur në një përfundim komplet objektiv. Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje e cila qartë i kërkon që të mos e shkel integritetin e Kosovës, ta njeh barazinë e palëve, të mos votoj kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, që të mos përdor dhunë në relacionet ndërshtetërore. Serbia nuk e ka zbatuar më shumë se gjysmën e marrëveshjeve që janë nënshkruar në këtë 12 vjeçarin e më shumë të dialogut Kosovës-Serbi”, ka thënë Osmani gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit.

“Mendoj që është e qartë se cila është pala e cila po i shkel marrëveshjet. Ajo që do të duhej të ndodhte ne këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur që do ta lehtësonte zbatimin e plotë të pa kushtëzuar dhe të menjëhershme të kësaj marrëveshje të tërë, është mungesa e një plani të zbatimi i cili ende është duke u hartuar në Bruksel. Për të nuk ka pasur pajtim të plotë, edhe unë si presidente kam qenë kundër një plani që u pat propozuar nga ndërmjetësit sepse ka paraparë që shumica e përfitime që i ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë krejt”, u shpreh Osmani.

“Kërkoj që të ketë trajtim të barabartë të palëve, që plani sekuencimit të zbatimit të ketë parasysh si Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë në mënyra paralele te menjëhershme”, ka thënë ajo.