75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 25 Maj 2026 / Z S

Osmani falënderon bashkatdhetarët në Zvicër: Folën zemrat e shqiptarëve që s’u dorëzuan kurrë

Kandidatja për presidente nga LDK-a, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët që e pritën dje në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se nga Zvicra dje folën zemrat e shqiptarëve që kurrë nuk u dorëzuan për atdheun e tyre, Kosovën.

“Nga Zvicra dje folën zemrat e shqiptarëve që kurrë nuk u dorëzuan për atdheun e tyre, Kosovën. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë për mikpritjen e sinqertë, besimin e fortë, sakrificën dhe qëndresën ndër vite”, ka shkruar Osmani.