Osmani falënderon ministren e Jashtme finlandeze për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Osmani përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoja edhe ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si edhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook.