75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Osmani falenderon presidentin kroat që propozoi dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën në BE

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq ka propozuar dje që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për hyrje në BE.

Milanoviq ka thënë se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm.

Ndërkohë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar presidentin kroat për mbështetjen ndaj Kosovës.

Osmani  tha se krerët e shtetit janë të gatshëm të punojnë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën e anëtarësimit./IndeksOnline/