75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / MSH1

Osmani falënderon Trumpin për partneritetin në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj presidentit Trump, për partneritetin në Bordin e Paqes.

Një ditë pas inaugurimit, Osmani tha se Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, shkruan IndeksOnline.

“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C.

Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën në shërbim të paqes.

Mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë” u shpreh Osmani.