15:20 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / LB

Osmani flet me liderët botërorë, takon Macron, Erdogan, Truss dhe të tjerët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e para e vendit ka takuar edhe liderë të vendeve të ndryshme përfshirë presidentin e Francës dhe liderë të shteteve tjera.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar ndër të tjera presidentja e vendit.