14:52 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

Osmani flet me presidentin Begaj: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje të nevojshme

Pas sulmit të mbrëmshëm në Gramsh të Shqipërisë, presidentja Vjosa Osmani ka biseduar me homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn.

Osmani shkroi në Twitter se u uron shërim të lënduarve, teksa thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Osmani gjithuashtu shprehi gatishmeri për të ofruar mbështetjen e nevojshme nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme” shkroi Osmani.