09:57 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / LB

Osmani flet para KS të OKB-së, për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të shumta anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesve të shoqërisë civile e mediave lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmëni në fjalimin e saj e ka falënderuar Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

“Mirënjohëse edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkërorganizatorë të kësaj seance”, ka thënë ajo.