10:52 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / k.v

Osmani flet për targat: Jemi pro sundimit të ligjit dhe assesi kundër qytetarëve tanë serbë

Për kovertimin e targave në RKS shkurtimisht foli sot edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo pas takimit që kishte me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se janë pro sundimit të ligjit dhe assesi kundër qytetarëve tanë serbë.

“Jemi pro sundimit të ligjit dhe barazive dhe assesi kundër qytetarëve tanë serbë”, ka thënë Osmani.

“Gjithë këto veprime në veri janë të strukturave kriminale, të cilat janë në listën e zezë të SHBA-së. Kosova tashmë është konfirmuar si reformuesi i dytë në botë për sundim të ligjit. Veprimet tona janë për sundim të ligjit, assesi kundër qytetarëve tanë serbë”, tha Osmani.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat në  RKS.

Këtë deklaratë, shefi i qeverisë e tha pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë./IndeksOnline/