13:57 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani fton Inspektoratin në Kuvend, kërkon të ndëshkohen deputetët që pinë duhan

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, publikisht e ka ftuar Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të dënojë deputetët, të cilët janë duke e shkelur Ligjin për duhanin dhe duke pirë në sallën e Kuvendit.

“Po vërehet tymi këtu në sallën plenare që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkelur Ligjin për duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin brenda ndërtesës së Kuvendit. Të gjithë deputetët tashmë janë të njoftuar që Inspektorati… do të fillojë dënimet për këdo që e shkel këtë ligj”, tha ajo.