75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Osmani godet Hotin: Ka hequr dorë nga sovraniteti i shtetit, po e imiton Thaçin gjatë raportimit për dialog

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në një intervistë ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka qenë aspak transparent lidhur me raportimin për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani tha se Hoti duhet të dij se Kuvendi nuk është armik në procesin e dialogut, shkruan IndeksOnline.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se në raportimet për dialogun para Kuvendit, Hoti po sillet siç sillej dikur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“ “Në qoftë se e shihni transkriptën e asaj seance të Kuvendit se çfarë pyetje, se çfarë interesimi kanë pasë deputetët nga spektri i gjerë politik, jo vetëm një parti por të gjithë nga pak dhe përgjigjet që i kemi marrë i bie se nuk ka pasë fare transparencë. Pra nuk do duhej që ta vlerësojmë transparencën në dialog duke i numëruar numrin e takimeve në Kuvend ose të njoftimeve të kryeministrit në Kuvend, por duke e marrë parasysh kualitetin e informatave që jepen në ato takime.

Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë armik në procesin e dialogut, është tejet me rëndësi për sovranitetin që ne të jemi të informuar më qartë se sa që i kemi tani”, tha ajo në Rubikon.

“Në qoftëse thua se platforma ime është Kushtetua dhe nuk je në gjendje të diskutosh në Kuvend kjo të dëmton më së shumti ty.

Në raportimet për dialogun para Kuvendit, Hoti po sille siç sillej dikur Thaçi.

Hoti ka hequr dorë nga sovraniteti i shtetit, e asnjë parti nuk ka të drejtë ta bëj këtë”, tha Osmani./IndeksOnline/