22:54 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Osmani: Haradinaj më paska fajësuar mua pse nuk po mbahet seanca për demarkacionin

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit kishte thënë se Osmani është fajtore se pse nuk po mbahet seanca plenare për Demarkacion.

Sipas saj, kjo akuzë po vjen nga njeriu që e kundërshtoi demarkacionin për dy vjet me metodat më ekstreme, ndërkaq po votoi pro pikërisht kësaj marrëveshje para pak kohësh.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Osmanit, bashkëngjitur me dokumentin që ajo e pa publikuar.

Ky është reagimi i plotë:

“KRYEMINISTËR, MOS U FSHEH

Ramush Haradinaj më paska fajësuar mua pse nuk po mbahet seanca plenare për demarkacionin. Nuk e di se cili nga zyrtarët që ua dyfishoi pagat e paska keqinformuar në këtë aspekt. Sidomos kur dihet që në seancë plenare mund të tejkalohen komisionet nëpërmjet kërkesës për shmangje nga rregullorja. Por, po i përgjigjem edhe me disa fjalë rreth kësaj çështjeje Kryeministrit të 71 zëvendësministrave:

1. Ta keni parasysh që kjo akuzë po vjen nga njeriu që e kundërshtoi demarkacionin për dy vite rradhazi me metodat më ekstreme, ndërkaq votoi PRO marrëveshjes së njëjtë para pak kohe.

2. Kuvendi nuk është në sesion, me vendim të Kryesisë të cilin e ka votuar edhe përfaqësuesi i partisë së tij, rrjedhimisht, si rregull, seanca nuk mbahet para 15 janarit, përveç nëse ka kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.

3. Kërkesa për votimin e rekomandimit të demarkacionit me 15 janar ka qenë kërkesë e shumicës së deputetëve (të opozitës dhe të koalicionit, por jo e imja dhe as e LDK-së), dhe ai vendim është marrë nga shumica në komision. Por nuk pres që Kryeministri t’a kuptojë këtë koncept të vendimmarrjes, mendimin pluralist dhe konsensusin si koncept.

4. Ai duhet t’a pranojë se ka dështuar të gjejë zgjidhje për të gjitha temat e mëdha, e sidomos për çështjen e demarkacionit, dhe mos të tentojë të fshehet as pas Vjosa Osmanit, as pas krizave të reja të krijuara qëllimshëm, siç ishte nisma e fundit për Gjykatën Speciale.

5. Për fund, Kryeministër, demarkacionin do t’a keni të gatshëm për seancë me 15 janar. Por siç shihet, edhe aty keni vendosur të fsheheni pas Behgjet Pacollit, të cilin e keni caktuar për të dalë në foltore për t’a arsyetuar marrëveshjen