75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / F.R

Osmani: I çmontuam 900 raste kriminale, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin.

Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E pyetur për vizitën  e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.

Osmani tha se Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 raste kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thënë Osmani.