Osmani i dhuron një gur nga “Trepça” Hovenierit: Është simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim, ajo i ka dhuruar Hovenierit një gur nga “Trepça”, si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës.
“Një gur nga “Trepça” si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në”, ka thënë Osmani. .