75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / H F

Osmani i kundërpërgjigjet Grenell: Deklaratat e Trump ishin shumë konkrete, nuk shtova asgjë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili e akuzoi për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidentja Osmani tha se deklaratat e Trump, i cili disa herë gjatë javëve të fundit ka thënë se e ka ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të qarta dhe se ajo s’ka interpretuar asgjë e as nuk ka shtuar. Ajo tha se deklarata e saj ishte vlerësim pozitiv për Trump.

“Atë deklaratë mund ta dëgjoni vetë. S’kam nevojë as ta interpretojë, as të shtojë diçka shtesë. Thuhet brenda pak muajsh kemi arritur paqe. Pra, një deklaratë thotë brenda pak javësh, në një tjetër brenda pak muajsh, pastaj një deklaratë tjetër ku thuhet tri javët e fundit”, ka deklaruar Osmani.

“Unë kur jam përgjigjur në pyetje lidhur me këto deklarata shumë konkrete kam thënë se mënyra se si e kuptojmë ne, nuk kam interpretuar deklarata të Trump, por kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente.  Ne e vlerësojmë rolin e Trump si paqebërës, si njëri që punon ditë e natë për paqe në botë. Tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit pozitiv që e kemi për Presidentin Trump dhe udhëheqjen e tij”, ka thënë Osmani.

Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka thënë se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.