Osmani i njofton senatorët amerikanë për sulmin në veri: Serbia të jap përgjegjësi, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka njoftuar dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Osmani ka thënë se Serbia duhet të jap përgjegjësi dhe ka kërkuar që terroristët t’i dorëzohen Kosovës.
Pas takimit me presidenten Osmani, senatorët amerikanë shkuan në zyrën e kryeministrit Kurti.
Pas pak pritet të mbahet konferenca e përbashkët për media./IndeksOnline/