75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Osmani i shkruan presidentit arab: Kosova pret me padurim punën që kemi përpara

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin arab, Mohamed Bin Zayed, në ditën kombëtare të Emirateve.

Duke ndarë një portret të përbashkët me të, Osmani uroi që të thellohet bashkëpunimi me Kosovën dhe të eksplorohen mundësitë e reja midis dy vendeve.

“Urime të përzemërta për lartësinë e tij, presidentin Mohamed Bin Zayed dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, për ditën e tyre kombëtare!

Kjo ditë nderon unitetin, progresin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosova pret me padurim punën që kemi përpara, ndërsa vazhdojmë të përparojmë bashkëpunimin tonë dhe të eksplorojmë mundësi të reja midis dy vendeve tona.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe!” shkroi Osmani./IndeksOnline/