Osmani: I thash Kurtit shtyje për një javë zgjedhjen e Kryeparlamentarit por nuk më dëgjoi
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar sonte se si një ditë më parë kryetari i VV-së Albin Kurti e injoroi kërkesën e saj që mos të propozonin kryeparlamentarin pa marrëveshje por të shtyhej seanca për një javë.
“I thash shtyjeni edhe 1 javë. E luta. Por ai më tha jo”, tha Osmani në emisionin Pressing në T7.
Dje, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë.
Pas propozimit befasues të Albin Kurtit, deputetët e LDK-së votuan Konjufcën për Kryetar të Kuvendit.
Por, Kurti do ta ketë të vështirë që të bëhet kryeministër pasi që ai ende nuk ka arritur një marrëveshje me LDK-në për të lidhur koalicion qeverisës.
Ai po ashtu sot nuk iu përgjigj dy ftesave së presidentit Thaçi për të marrë dekretimin e mandatarit./Indeksonline/