Osmani i thotë presidentit të KE-së se është koha që Kosovës t’i hapet rruga e statusit “kandidat” në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, në Mynih.
Gjatë takimit, Osmani dhe Costa patën mundësinë të zhvillojnë diskutime të frytshme rreth organizimit të Konferencës dhe rrugës evropiane të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Në këtë kontekst, Osmani i tha Costas se Kosova ka treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe reformave të kërkuara në rrugën e saj drejt BE-së.
“Është koha që BE-ja ta njohë këtë progres, të heqë masat e padrejta dhe t’i hapë rrugën statusit kandidat të Kosovës”, deklaroi Osmani.
A pleasure to meet with @eucopresident António Costa at #MSC2025.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 15, 2025
Kosovo has shown unwavering commitment to European values and reforms required in its EU path. It’s time for the EU to recognize this progress, remove the unjust measures, and pave the way for Kosovo’s candidate… pic.twitter.com/FGvSN7UJwE