75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / A. M.

Osmani: Institucionet tona do të trajtojnë shqetësimet e shqiptarëve të Luginës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.