18:27 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / LB

Osmani: Jemi një hap më afër regjimit pa viza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se këtë vit Kosova do ta paraqes kërkesën për anëtarësim në BE.

Osmani në një shkrim në Facebook ka postuar disa fotografi nga samiti i djeshëm në Tiranë.

Ndër të tjera, e para e vendit ka thënë se jemi një hap më afër regjimit pa viza.