75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Osmani kalon festën e Krishtlindjes në Prizren

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njoftoi se edhe sivjet festën e Krishtlindjes, së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun e kanë kaluar në mesin e familjeve të shtetit që ajo e udhëheq.

“Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive”, shkroi ajo në Facebook.

Në postimin e saj në këtë rrjet social ajo ka ndarë edhe fotografitë e shkrepura nga këto momente.