75 Mall Live Search
22:36 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Osmani kandidon me listën e re, në zgjedhjet e ardhshme

Në zgjedhjet e ardhshme, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani do të kandidojë me një parti të re.

Ajo i ka konfirmuar lajmet se po formon një parti të re, me njerëz të rinj, me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Pyetur nga gazetari shqiptar se a do të ketë një “Listë Osmani” në zgjedhjet e ardhshme, ajo e la të hapur një mundësi të tillë.

Të gjitha këto i bëri të ditura në një intervistë me Çim Pekën, ku tha: “Në vend që të përdor dritaren ekzistuese, po e ndërtoj timen, e cila do të bëjë shumë dritë”.