Osmani: Katastrofa humanitare në Gaza duhet të marrë fund

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për krizën humanitare në Gaza.
Ajo ka thënë situata atje, sidomos vuajtja e fëmijëve nga uria duhet të marrë fund.
Në një postim në X, Osmani ka thënë se mbështesin plotësisht përpjekjet për një armë pushim të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Katastrofa humanitare në Gaza dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht fëmijëve, janë rrëqethëse dhe duhet të marrin fund. Çdo fëmijë, çdo familje, pa dallim kombësie apo feje, është e çmuar dhe duhet të mbrohet. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet për armëpushim të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti, përfshirë përpjekjet për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Në ndërkohë, sigurimi i qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për më të cenueshmit duhet të mbetet përparësi, për të zbutur vuajtjet që shkakton lufta tek të pafajshmit”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.
Ajo ka thënë se Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e një të ardhmeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët të mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me përkushtim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore.