75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 12 Prill 2024 / MSH

Osmani kërkon dënim maksimal për vrasësin e 21 vjeçares në Ferizaj

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes se një 21 vjeçare në Ferizaj, nga ana e bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në facebook, Osmani ka shprehur keqardhje për rastin, duke kërkuar dënim maksimal për 36 vjeçarin që kreu aktin.

“Edhe një burrë që vranë një grua!

Sërish femicid!

Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.

Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. 

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Dënim maksimal për vrasësin!” ka shkruar Osmani./Indeksonline/