75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Osmani – komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e pritjes së komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyin.

Në fjalimin e saj, Osmani ia përmendi komisionerit liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, madje këtë ajo tha se e ka pranuar edhe Komisioni Evropian.

Mosliberalizimi i vizave, sipas Osmanit, nuk i bën nder as Komisionit Evropian e as BE-së në përgjithësi.

“Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani”, tha kryekuvendarja në përfundim të fjalimit të saj, para se t’i ofronte mirëseardhje komisionerit Varhelyin.