75 Mall Live Search
15:10 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

Osmani: Kontributi i Petrovcit do të jetojë përherë në kujtesën e popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e  ka ngushëlluar familjen Petrovci për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

Në telegramin e saj, Osmani ka vlerësuar kontributin e Petrovcit duke thënë se ky kontribut do jetojë në skenat e artit kosovar dhe kujtesën e popullit të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.  Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë.  Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin!”, ka thënë Osmani.