75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / FR

Osmani: Kosova dhe Kanadaja po lansojnë programin e bashkëpunimit të trajnimit ushtarak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova dhe Kanadaja po lansojnë programin e bashkëpunimit të trajnimit ushtarak.

Osmani, shtoi se së bashku me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci u takuan me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

“Lajm i mrekullueshëm nga Halifax sot: Kosova dhe Kanadaja po lansojnë Programin e Bashkëpunimit të Trajnimit Ushtarak!

Krahas ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, u takuam me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, BillBlair, në HFXforum , i cili ndau këtë moment historik të rëndësishëm pas kërkesës që i drejtova ish-ministrit të Mbrojtjes të Kanadasë në vizitën time të mëparshme. Kosovë dhe Kanada – një partneritet në rritje për të mirën e qytetarëve, paqes dhe sigurisë!”,ka shkruar Osmani në një postim në platformën ‘X’./Indeksonline/