Osmani: Kosova dhe Letonia do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbështetur paqen

Ka arritur në Kosovë Presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits.
Atë e priti me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, homologia Vjosa Osmani – Sadriu.
Pas takimit në presidencë Osmani dhe Levits po mbajnë konferencë për media.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vende.
Ajo ka thënë se si dy vende mike, Kosova dhe Letonia do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbështetur paqen.
Osmani ka kërkuar nga presidenti letonez mbështetje drejtë rrugëtimit në NATO dhe BE.
“Patëm diskutime përmbajtjesore dhe produktive, shpreha dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit e fusha tjera. Vizita po ndodh kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një luftë të trishtë. Si dy vende mike dy vendet tona do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbështetur paqen”.
“Gjatë takimit tona shpreha mbështetjen time të plotë si dhe të Kosovës për popullin e Ukrainës gjë që është reflektuar më së miri edhe në vendimet tona. Duke qenë se Letonia është zë kyç në NATO e BE, kam kërkuar mbështetjen e presidentin të rrugëtimin tonë euroatlantik”, tha Osmani.