75 Mall Live Search
12:44 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / S Z

Osmani: Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës

Presidentja Vjosa Osmani në Dubrovnik, është takuar me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook për takimin, duke thënë se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Me presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë”, ka shkruar Osmani.