75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 11 Mars 2025 / S Z

Osmani: Kosova do të jetë aleat i besueshëm i NATO-s, është koha që të jetë anëtare e saj

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, së bashku me me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut po qëndron për një vizitë në Kosovë. Shefi i NATO-s Rutte  është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit në një konferencë për media e para e vendit, Vjosa Osmani u shpreh se për 25 vjet Kosova është bërë shembull suksesi falë ndihmës nga ju. Ndërsa ka thënë se Kosova do të jetë aleat i besueshëm i NATO-s dhe se është koha që të jetë anëtare e saj.

“Synimi ynë është antarësimi në NATO. Ky rajon s’duhet të ketë vakume të historisë. Ne do të punojmë çdo ditë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë. Ne duhet të kemi bashkëpunim më të fortë me NATOn”, është shprehur Osmani.

 Më tej Osmani ka thënë se Beogradi po synon ta destabilizojë  jo vëtëm Kosovën. por edhe rajonin.

Osmani ka folur edhe per sulmet në veri të vendit ndaj ushtarëve të KFOR-it duke dënuar këtë sulm.