Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Mohamed bin Zayed dhe gjithë popullit të Emirateve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Emirateve lartmadhërinë e tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me partneritetin midis dy vendeve.
Sipas Osmanit Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Mohamed bin Zayed dhe gjithë popullit të Emirateve.
Postimi i plotë:
E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtësore me presidentin e Emirateve, lartmadhërinë e tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri sot.
Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të Spitalit të ri të Gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje.
Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Mohamed bin Zayed dhe gjithë popullit të Emirateve.

