75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / F.R

Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezentuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës.

Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike.