Osmani: Kosova është vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera.
Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci e konsoliduar ku nuk tolerohet askush që dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll.
Bartësja e listës së LDK-së dhe kandidatja për presidente e kësaj partie në këtë intervistë ka thënë se kjo deklaratë e saj nuk ka të bëjë me ndonjë parti apo individ të veçantë, por se vlen në përgjithësi për të gjithë.

