19:47 / E Diele, 21 Prill 2024 / L K

Osmani: Kosova i dha mundësi qytetarëve serb që t’i largojnë kryetarët aktual, nuk ndodhi për shkak të presionit ndaj Beogradit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bëre një reagim menjëherë pas mbylljes se qendrave të votimit në katër komunat veriore.

Osmani tha se Kosova i dha mundësinë qytetare serb që të largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin të rinj.

Presidentja fajësoj Beogradin për ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor.

Pasi sipas saj qytetarët nuk e shfrytëzuan mundësin e zgjedhjeve për shkak të presionit./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.