75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 17 Mars 2025 / mp

Osmani: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancën e nevojshme në dialog”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.