75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian të mbajtur në Austri, ku diskutimet u fokusuan tek hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend, si dhe perspektivat e Bashkimit Evropian.

Osmani theksoi rëndësinë e integrimit të shpejtë të Kosovës në aleancat ndërkombëtare.

“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO”, tha Osmani.

Ajo shtoi se vendi po fuqizon kapacitetet e mbrojtjes, duke përfshirë armatimin dhe trajnimin e ushtarëve.

“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vijoi ajo.

Osmani foli gjithashtu për luftën e fundit në Kosovë dhe rolin e aleatëve në parandalimin e gjenocidit në vend.